Premtoi se do të largohet për një kohë pas ngjarjeve dhe sulmeve ndaj Kim dhe Pete – Kanye West p…

0
Premtoi se do të largohet për një kohë pas ngjarjeve dhe sulmeve ndaj Kim dhe Pete – Kanye West p…
Gjigandi

Kanye West raportohet se është duke u ‘relaksuar’ e duke e ‘qartësuar’ mendjen në një ishull, sipas mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Fivio Foreign.

Themeluesi i “Yeezy”, 44-vjeçar, është duke u shëruar nga i gjithë stresi i shoqërisë, shkroi në Twitter artisti 32-vjeçar.

Fivio nuk ka përmendur saktësisht se ku ndodhet ish-partneri i Kim Kardashian dhe se sa kohë planifikon të qëndrojë atje, shkruan

Daily Mail

.

RonaTyra

YE is on a Island relaxing clear’n his mind & healing from all the stress of Society.. He appreciates the support for the Album & the response 🤞🏾

– Fivio Foreign (@FivioForeign) April 8, 2022

Së fundmi dy reperët kanë bashkëpunuar me Alicia Keys për këngën “City Of Gods”, e cila u publikua në muajin shkurt.

Lajmet vijnë pasi Ye është larguar nga “Coachella” më pak se dy javë përpara datave të planifikuara.

Po ashtu nuk ishte shfaqur as në “Grammy” për shkak të sjelljeve dhe sulmeve të tij kundrejt ish-gruas dhe të dashurit të saj, Pete Davidson.

Kanye West (Foto: Getty Images)

Reperi thuhet se e ka marrë vetë vendimin të largohet nga eventi, i cili nis të premten e ardhshme në Empire Polo Club në Indio, Kaliforni.

Mbetet e paqartë pse miliarderi u tërhoq nga shfaqja minutën e fundit, po kjo vjen pas disa muajsh sjellje shqetësuese në internet.

Përveç në “Grammy”, stilisti muajin e kaluar u pezullua përkohësisht nga Instagrami pas talljeve me Kardashian dhe Davidson.

Kanye West (Foto: Amy Harris/Invasion/AP)

Një burim së fundmi për

Page Six

tha se ai është duke kërkuar për një trajtim për shkak të këtyre sjelljeve.

“Për hir të fëmijëve, Kanye i ka thënë Kimit se nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në rrjetet sociale dhe se do të largohet diku për t’u përmirësuar”.

/abc24.al/

Kanye West (Foto: TNS)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu