Prangoset 32 vjeçari ne Tirane, shperndante mall ne zonen e ‘Astirit’ – lajmi fundit

0
50

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke shpërndarë doza kokaine në zonën e Astirit. Policia thotë se 32-vjeçari A. T., u kap në flagrancë në një lokal, me kokaine, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.
“Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; dy shishe me përzierës lënde narkotike; peshore elektronike; dy aparate celulare”, sqaron policia. Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu