Pranga 4 shqiptarëve që organizuan arratisjen e bosit të mafias – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Arrestohen katër shqiptarë, ndihmuan arratisjen nga burgu të një bosi të kamorras Katër shqiptarë në Artena të Italisë janë vënë në arrest shtëpie dje në mëngjes pas një hetimi të kryer nga prokuroria dhe policia e burgjeve.
Ata kishin zgjedhur qytetin e Artenës si bazë operative për të përgatitur arratisjen nga burgu i Frosinones të një eksponenti të spikatur të Kamorras dhe të një shqiptari tjetër, të dy në të njëjtin burg.

Arratia e bosit doli me sukses, ndërsa shqiptari u rrëzua e vra keq, duke mos arritur të arratisej. Veç katër të arrestuarve, edhe tre shqiptarë të tjerë janë nën hetim. Hetimet nisën më 2017, pas arratisjes së bosit të Kamorras dhe tentativës së pasuksesshme të të burgosurit shqiptar.
Nga ai moment filloi analizimi i tabulateve telefonikë të të hetuarve e u rishqyrtuan filmimet nga kamerat e sigurisë. U arrit identifikimi i gjithë të përfshirve në fazën përgatitore të arratisjes, me grupin që kishte zgjedhur Artenën si bazë, jo larg Frosinones. U zbulua edhe që i burgosuri shqiptar, përmes shumë celularëve në dispozicion, iu komunikonte bashkëpunëtorëve kërkesat për arratisjen, që nga mjetet për prerjen e hekurave e deri te pajisjet për kapërcimin e murit rrethues të burgut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu