Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale e faqet rozë.
Ajo ditë më parë njoftoi ndjekësit se është bërë banore rezidente e Shteteve të Bashkuara Arabe, duke qenë se një pjesë të madhe të kohës e kalon në Dubai.
Krahas kësaj, ajo merr shpesh vëmendje edhe me postimet që publikon gjegjësisht imazhe provokuese.
E tillë është shfaqur edhe në një të radhës, ku ka pozuar e shtrirë sipër një divani me të brendshme ngjyrë vjollcë.
“Humbja jote, jo e imja”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, komplimentet në pjesën për komente nuk munguan nga miqtë e ndjekësit.
Postimi për një periudhë të shkurtër gjithashtu mblodhi mijëra pëlqime.
Ajo këtë kohë duhet theksuar se ka qenë më e distancuar nga projektet muzikore.
/abc24.al/