Post Malone thotë se do të bëhet baba me të dashurën e tij prej shumë vitesh.
“Jam i emocionuar për këtë kapitull tjetër në jetën time, jam më i lumturi sa që kam qenë ndonjëherë, dhe që kur mbaja mend isha i trishtuar”, tha reperi 26-vjeçar për TMZ të martën (3 maj).
“Koha për t’u kujdesur për trupin tim, familjen dhe miqtë e mi, dhe të përhapim sa më shumë dashuri çdo ditë”, shtoi ai.
Një burim tha se artisti i nominuar për “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, organizoi një festë në Kaliforninë Jugore fundjavën e kaluar për nder të anëtarit të ardhshëm të familjes.
E dashura e reperit të “Circles”, sipas TMZ, ka qëndruar larg vëmendjes dhe dyshja janë të lumtur ta mbajnë lidhjen e tyre private.
Performuesi i “Rockstar” bëri bujë javën e kaluar teksa zbuloi datën e publikimit të albumit të tij të ardhshëm “Twelve Carat Toothache” më 3 qershor.
Duke folur me Billboard për albumin në fillim të këtij viti, Post tha se albumi arrin në 45 minuta muzikë të re efikase, pasi ai synonte të shmangte çdo lloj materiali mbushës, shkruan
Ai tha se këngët në disk flasin më shumë për atë se si ndihem në këtë moment: uljet dhe ngritjet dhe rrëmuja dhe aspekti bipolar i të qenit një artist.
Post tha se ai zgjodhi artin në vend të komercializmit për ta mbajtur numrin më të ulët të këngës në albumin e ardhshëm.
“Të provosh të fusësh 20 deri në 25 këngë, nuk funksionon”, tha ai. ‘Të flasësh me label-in ata thonë ‘oh ke më pak këngë, nuk do të transmetosh aq shumë”, por e gjithë puna është se nuk dëshiron të komprometosh artin tënd dhe atmosferën tënde të brendshme”, kishte deklaruar artisti.
/abc24.al/