Pompeo: Kina të mos ketë qasje në të dhënat private të amerikanëve

0
Gjigandi

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se administrata e presidentit Trump do të ndërmarrë hapa për të garantuar që qeveria kineze të mos ketë qasje në informacionin privat të qytetarëve amerikanë përmes telekomunikacionit dhe medias sociale.

Sekretari Pompeo i bëri komentet dy ditë pas njoftimit të tij se Uashingtoni po shikon mundësinë e ndalimit të aplikacioneve kineze të mediave sociale, duke përfshirë TikTok. Ai tha se tha se rishikimi nga ana e SHBA nuk ka të bëjë me një kompani të vetme, duke shtuar se fjala është për një çështje që lidhet me sigurinë kombëtare.
“Komentet që bëra këtë javë për një kompani të veçantë janë në kontekstin e vlerësimit që ne po i bëjmë kërcënimit që vjen nga Partia Komuniste Kineze,” tha zoti Pompeo, duke shtuar se Uashingtoni po punon që Pekini të mos ketë qasje tek asnjë e dhënë private apo informacione shëndetësore të qytetarëve amerikanë.
Ligjvënësit amerikanë kanë ngritur shqetësime të sigurisë kombëtare që lidhen me mënyrën se si trajtohen të dhënat e përdoruesve të aplikacionit TikTok. Ata kanë thënë se janë të shqetësuar rreth ligjeve kineze që u kërkojnë bizneseve vendase “të mbështesin dhe bashkëpunojnë me inteligjencën e kontrolluar nga Partia Komuniste e Kinës.”
Të hënën, Tiktok tha për agjencinë e lajmeve Reuters se asnjëherë nuk i ka kaluar Kinës të dhëna të përdoruesve të tij. Aplikacioni, i cili nuk përdoret në Kinë, është përpjekur të distancohet nga rrënjët e tij kineze për të tërhequr një audiencë globale. Komentet e zotit Pompeo vijnë gjithashtu në klimën e rritjes së tensioneve SHBA-Kinë lidhur me trajtimin nga Pekini të shpërthimit të koronavirusit, me veprimet e Kinës në ish-koloninë britanike të Hong Kongut dhe me mosmarrëveshjet tregtare mes dy vendeve.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu