Policia zbulon arsenal armësh në Dibër, arrestohen dy shtetas babë e bir

0
Policia zbulon arsenal armësh në Dibër, arrestohen dy shtetas babë e bir
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmbylljen e një operacioni policor të zhvilluar nga Policia e Dibrës, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe pamjet e operacionit, policia u shpreh se në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 68 vjeç dhe P. D., 38 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, në Dibër.

Arrestimet u bënë pasi në banesën e shtetasit D. D. u gjetën dhe sekuestruar një arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatore, e sende të tjera të kundërligjshme.

“Në banes janë gjetur dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme”, ka sqaruar policia.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu