Policia: Kemi shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis, janë sekuestruar qindra fara

0
Policia: Kemi shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis, janë sekuestruar qindra fara
Gjigandi

Policia e shtetit bën me dije se gjatë një jave janë zhvilluar 2 operacione për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Nga këto operacione sipas bluve janë shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis dhe janë sekuestruar qindra fara kanabis.

Policia e Shtetit, bilnaci për në një javë

Vijojnë operacionet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e krimit të organizuar, krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për garantimin e rendit e sigurisë në territor.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 576 persona, nga këta: 181 janë arrestuar, 362 janë proceduar penalisht dhe 33 janë shpallur në kërkim.

Janë kapur në total 43 persona në kërkim, nga këta: 31 në kërkim kombëtar dhe 12 në kërkim ndërkombëtar.

RonaTyra

Janë zhvilluar 33 operacione policore të koduara: “The last”, “Money scam”, “Zall-Herr”, “Paskuqani”, “Pacienti”, “Rada”, “Dark”, “Yrsheku”, “Vila”, “Bills”, “Trick”, “Unaza”, “Bergamo”, “Grand Tour”, “Basti i fundit” (2 raste), “Informaliteti”, “Green Forest”, “Restart 6”, “Dimal”, “Stacioni”, “Premtimi”, “Unexpected”, “Compass”, “Road guard 12”, “Attempt”, “Call me 3”, “Thumana”, “Fati i lojërave”, “Identiteti”, “Nightëalker”, “Triple” dhe “Five”.

Janë zhvilluar 2 operacione ndërkombëtare, me pjesëmarrje të FAST Albania dhe të strukturave të tjera të Policisë së Shtetit.

Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar 2 operacione, gjatë të cilëve janë shkatërruar 10 sera me fidanë kanabis dhe janë sekuestruar qindra fara kanabis.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 16 raste dhe janë sekuestruar 14 armë zjarri, 1 armë sportive, 10 thika, municion luftarak etj.

Gjithashtu, gjatë operacioneve janë sekuestruar rreth 80 kg cannabis, dhjetëra doza cannabis, rreth 1 kg heroinë, sasi kokaine, 12 automjete, 12 celularë, 6 makineri për lojëra fati, shuma të konsiderueshme parash, euro të dyshuara të falsifikuara dhe mallra kontrabandë.

Është parandaluar 1 ngjarje kriminale, janë goditur 13 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.

Janë evidentuar dhe goditur 15 raste të krimeve mjedisore, 12 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste.

Janë zbardhur 4 raste të zjarrvënies, me 4 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar dhe 3 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia Rrugore:

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 347 leje drejtimi, nga të cilat: 228 për tejkalim shpejtësie, 75 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 44 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 57 drejtues mjetesh, nga këta: 32 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 25 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 16.135 masa administrative dhe janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

Gjatë kësaj jave janë kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 10 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar në gjendje të lirë 10 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 5 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 9 të tjerë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Janë sekuestruar 16.930 euro dhe janë goditur 2 raste të mitëdhënies.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe goditur krimin e paligjshmërinë, si dhe për të bashkëpunuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu