Policia aksion ne Lazarat, kapen 4 persona – lajmi fundit

0
Gjigandi

Policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit të sotëm ka zhvilluar një aksion për kapjen e personave në kërkim në fshatin Lazarat. Si rrjedhojë u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike. U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Pare Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal; Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu