Pochettino: Nuk ndaloja dot së qari

0
Gjigandi

Pak më pak se një vit më parë, Tottenham po luante shansin për t’u bërë kampion i Europës.

Një finale e gjitha angleze, në të cilën, megjithatë, triumfoi Liverpool, duke mundur trajnerin e atëhershëm të “Spurs”, Mauricio Pochettino. Pra, ia mohoi argjentinasit gëzimin e një triumfi të papritur në fillim të sezonit. Kujtimi shkon, në mënyrë të pashmangshme, te finalja e pafat të Ligës së Kampionëve e vitit të kaluar, e cila mund të rishkruante historinë e Tottenham:

“Ne kemi luajtur më mirë se Liverpool në totalin e ndeshjes, mbase meritonim një rezultat më të mirë. Sidoqoftë, në finale të tilla vlen vetëm rezultati, në këtë rast llogaritet fitorja dhe jo loja. Pra, nuk hyn në punë diskutimi kush e meriton apo kush jo. Penalltia e dhënë pas disa sekondave ndryshoi gjithçka.

Është e vështirë ta përgatitësh ekipin për një ngjarje të tillë. Unë u zhgënjeva shumë, nuk ndaloja dot së qari. Ndjeja se ishte jashtëzakonisht e vështirë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu