Një makinë ka dalë nga rruga në Fier, e për pasojë ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Në aksident është përfshirë makina tip “Peugeot”, ndërsa shkak dyshohet se u bë shpejtësia e lartë më të cilën drejtuesi po lëvizte.
35-vjeçari nuk ka mundur të frenojë, duke përfunduar në kanal.
Mësohet se shoferi është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.