Një epidemi pneumonie që konsiderohet ‘më fatale’ se koronavirusi po përhapet në Kazakstan, njoftonin zyrtarët e ambasadës kineze atje.
Autoritetet kazake e kanë mohuar raportimin se vendi po kalon një epidemi të një ‘pneumonie të panjohur’, pasi ambasada kineze paralajmëroi qytetarët e saj të merrnin masa mbrojtëse ndaj sëmundjes.
Njoftimi thoshte më tej se ka një shtim të rasteve të pneumonisë në qytetet Atyrau, Aktobe e Shymkent që prej mesit të qershorit dhe në një komunikim të së enjtes thuhej se sëmundja ka vrarë më shumë se 1,700 njerëz, duke përfshirë edhe qytetarë kinezë.
“Vdekshmëria e kësaj sëmundjeje është më e lartë se nga pneumonia e shkaktuar nga koronavirusi i ri,” thuhej në deklaratën e ambasadës kineze.
Në një raportim të agjencisë shtetërore vendase të lajmeve Kazinform, numri i rasteve të pneumonisë ‘është rritur 2.2 herë në qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019’. Sot ministria e shëndetësisë në Kazakistan pranoi prezencën e ‘pneumonive virale me etiologji të paspecifikuar’ por mohoi se epidemia është e re apo e panjohur.
Autoriteet shtonin se klasifikimi si pneumoni ‘e paspecifikuar’ përputhet me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në rastet kur virusi diagnostikohet klinikisht apo epidemmiologjikisht, por nuk është konfirmuar ende nga testimet laboratorike.
Kazakstani ka raportuar më shumë se 50,000 raste me koronavirusin Covid-19 dhe 264 vdekje.
Burimi: top-channel.tv