Historike! Emiratet e Bashkuara Arabe çojnë raketën e parë në Mars

0
Gjigandi

Emiratet e Bashkuara Arabe arritën të ngrenë më sukses në ajër raketën e tyre të parë drejt Marsit, dhe shpresojnë që misioni i tyre historik, i suksesshëm të mbetet deri në fund.

Sonda hapësinore Hope u lëshua nga kozmodromi japonez Tanegashima dhe tashmë duket se po ecën mirë në rrugëtimin e saj 500 milionë kilometërsh për të studiuar motin dhe klimën e planetit. Dy përpjekje të mëparshme për lëshimin e Hope u anuluan për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Ardhja e saj pritet të ndodhë shkurtin e vitit 2021, në mënyrë që të përkojë me 50 vjetorin e formimit të Emirateve të Bashkuara Arave. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin.
Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, kur atje janë afruar anije hapësinore, shkencëtarët kanë arritur të mësojnë më shumë lidhur me planetin fqinj. Marsi, planeti i katër në sistemin tonë diellor, është sa gjysma e madhësisë së Tokës. Planeti ka një diametër prej afro 6760 kilometrash dhe ka dy hëna të quajtura “Phobos” dhe “Deimos”.
Temperaturat atje shkojnë nga minus 140 gradë celsius në 30 gradë Celsius. Graviteti është 62,5 përqind më i vogël se sa në Tokë, ndërsa atmosfera e atij planeti përbëhet pothuajse tërësisht nga dioksidi i karbonit, gjë që i ka shtyrë disa ekspertët ta quajnë një “vend të tmerrshëm”, më i thatë se shkretëtira më e thatë e Tokës e që nuk ka pothuajse fare atmosferë, çka bën që të mos merret dot frymë.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu