Plumbat në makinën e parkuar në Shkodër/ Policia: Pas sherrit me dy vëllezër, autori i qëlloi me pistoletë

0
Gjigandi

Një makinë e parkuar me targa angleze u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Shkodër.

Lidhur me ngjarjen, uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë shtetasi me iniciale K.F., i cili ka qëlluar me armë pas një konflikti me dy vëllezër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sakaq raportohet se nga të shtënat me armë dje në lagjen ‘Skëndërbeg’ nuk pati të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

RonaTyra

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër,  dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve  D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar  me armë zjarri  pistoletë dhe është larguar.  Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor  të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu