Prishtina nesër si vendas do të luajë përballjen e xhiros së 30-të ndaj Dritës së Gjilanit.
Për vendasit e Prishitnës, ky duel do të jetë jetik pasi vetëm me fitore do të vazhdonte të mbante gjallë shpresat për titull.
Për këtë duel, tifozët e Prishtinës, Plisat, kanë shprehur përkrahje të madhe ndaj të drejtuarve të Armend Dallkut.
Më poshtë postimi i Plisave:
GJITHMONË KANË DASHTË ME NA SHU POR KURRË S’KANË MUJTË
SUN NA LARGOJNË PREJ PRISHTINËS
AS ME LUFTË!
Nesër krejt sytë janë në Stadiumin e qytetit. Zbarkojnë djemtë e Dallkut. Ata që arritën deri këtu vetëm me djersën e tyre, pa asnjë manipulim. Andaj, e meritojnë pëkrahjen e besimin tonë. Ashtu dhe do të jetë.
Përpara i kemi 4 ndeshje jetike, 4 fitore larg titullit. Ne vet, tjerët së bashku.