UEFA po mendon edhe për përfundimin e kompeticioneve të saj, dhe jo vetëm të anëtarëve të saj.
Organizata më e madhe e futbollit evropian po përgatit një plan detajues për kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Ligën e Kampionëve.
Gara, e cila mbeti në gjysmë për shkak të pandemisë, mund të luhet në muajin gusht atëherë kur kampionatet mendohet të përfundojnë edicionin 2019/20.
UEFA po planifikon të luajë ndeshjet e mbetura të raundi të 1/16-ave më 8 dhe 9 gusht.
Qerekfinalet do të luhen nga 11 deri më 15 gusht, kurse gjysmëfinalet nga 18 deri më 22 gusht.
Finalja do të caktohet më 29 gusht në Stamboll.