Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë.
Burimet për mediat raportojnë se është goditur disa herë me thikë një i ri.
Aktualisht i riu është transportuar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është tejet e rëndë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.
Mësohet sakaq, se sherri dhe më pas plagosja ka ndodhur në një lokal nate në shëtitoren e qytetit, në një kohë, ku në ambientet e saj kishte shumë klientë të pranishëm.