Pioli lartëson Milanin e tij: Luajtëm shkëlqyeshëm, na mungoi vetëm goli

0
Gjigandi

Juventusi është në finalen e Kupës së Italisë, Milani shkon në shtëpi. Një gol mungoi për Stefano Pioli dhe të tijtë, që të thyenin bardhezinjtë. Skuadra kuqezi, megjithëse zhvilloi një ndeshje të mirë, u penalizua nga dalja e hershme me karton të kuq e Rebic. Pas sfidës së “Allianz Stadium”, e para e futbollit italian pas urgjencës së COVID-19, trajneri i Milanit shprehu pikëpamjet e tij për mikrofonat e RAI.

“Në rezultatin total, ndeshja e parë peshoi shumë. Sonte vuajtëm presionin fillestar të Juventusit. Më pas luajtëm një ndeshje të shkëlqyeshme. Mund të ecnim përpara (të kualifikoheshim). Më vjen shumë keq për lojtarët”. Pavarësisht zhgënjimit për zbarkimin në finalen e Romës, Pioli vlerëson performancën e të tijve si ndeshje e parë, pas pandemisë: “Unë nuk mendoj se kemi luajtur keq në të dyja ndeshjet. Ne shënuam një gol në shtëpi, por duhej ta bënim këtë edhe sonte. Fatkeqësisht, nuk e bëmë. Kjo lojë na mëson se mund të jemi të fortë dhe kompaktë. Tani duhet të fillojmë përsëri në kampionat”.

Trajneri Pioli tregon cfarë do t’i duhet Milanit për të arritur Kupat e Europës përmes Serie A: “Në kampionat do të duhet të kemi më shumë vazhdimësi. Ne kemi bërë lojëra të shkëlqyera, pa sjellë rezultatin në shtëpi. Pra, duhet të jemi më konkretë, të vendosur dhe të kujdesshëm. I kemi cilësitë për ta përfunduar kampionatin mirë, edhe nëse duhet të merremi me kundërshtarë të respektuar”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu