Piktura e famshme e Andy Warhol e Marilyn Monroes është shitur në ankand për 195 milionë dollarë (185 milionë euro), duke e bërë atë veprën më të shtrenjtë të artit amerikan të shekullit të 20-të.
Piktura “Shot Sage Blue Marilyn” është pikturuar nga Warhol në vitin 1964 duke përdorur fotografinë e famshme si frymëzim dhe shuma prej 195 milionë dollarësh është më e madhja e paguar ndonjëherë për një vepër amerikane arti.
Nga shtëpia e ankandeve Christie’s është thënë se ishte “një nga pikturat më të rralla dhe më transcendente që ekziston”. Ankandi u mbyll me një çmim shitjeje prej 170 milionë dollarësh, i cili me taksa dhe tarifa u ngjit në 195 milionë.
(Foto: AP/WP)
Çmimi i mëparshëm rekord i një vepre amerikane arti ka qenë 110.5 milionë dollarë për një pikturë të kafkës së bërë në vitin 1982 nga miku dhe dikur konkurrenti i Warholit, Jean-Michael Basquiat.
Gjithashtu, çmimi përfundimtar thyen rekordin e mëparshëm për një vepër arti të shekullit të 20-të, të vendosur në vitin 2015 kur piktura e Pablo Picassos nga viti 1955, “Les Femmes d’Alger” (Versioni O), u shit për 179.4 milionë dollarë, përfshirë tarifat. /
abc24.al
/
Andy Warhol’s “Shot Sage Blue Marilyn” has sold for a cool $195 million. That makes the silkscreen image of Marilyn Monroe the most expensive work by a U.S. artist ever auctioned.https://t.co/VEvN3CX003 pic.twitter.com/TZjcd2RuMr
– The Associated Press (@AP) May 10, 2022