Pija që qetëson dhimbjet nga qarkullimi i dobët i gjakut

0
Gjigandi

Prevalenca e sëmundjes arteriale periferike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në mbarë globin.

Kjo sëmundje ka të bëjë me një problem që prek qarkullimin e gjakut ose kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë.

Kjo sëmundje kufizon kështu aftësinë e të ecurit, madje mund të nxisë edhe shfaqjen e gangrenësh duke nxjerrë në pah nevojën për ndërhyrje kirurgjikale apo amputim të gjymtyrëve.

Sipas studimeve, pacientët me sëmundje arteriale periferike janë tre herë më shumë të rrezikuar nga një goditje të dytë në tru, një goditje në zemër, ose nga vdekja disa vjet pas goditjes fillestare.

Simptomat e sëmundjes arteriale periferike

RonaTyra

Disa prej simptomave më të përhapura të sëmundjes janë:

Rënie të qimeve në gjymtyrë

Mpirje të këmbëve

Thonj të brishtë

Plagë të hapura e të pashëruara në këmbë ose në kofshë

Ndryshim të ngjyrës ose mavijosje të lëkurës së gjymtyrëve

Shkëlqim të lëkurës

Kur duhet të konsultoheni me një mjek?

Nevoja për tu konsultuar me një mjek specialist është më e madhe kur njeriu vëren se ka dhimbje të përsëritura të këmbës apo kofshës gjatë aktivitetit fizik.

Kjo sëmundje diagnostikohet nga mjeku i cili duhet të krahasojë tensionin e gjakut në kyçin e dorës me atë të këmbës.

Nëse ndryshimi është diku tek dy pikëshi, atëherë një gjë e tillë tregon një problem në qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme.

Faktorët e rrezikut të sëmundjes

Sipas ekspertëve, faktorët e mëposhtëm rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjes

Bëhet fjalë për:

Duhanpirjen

Diabetin e tipit 2 dhe 1

Tensioni i lartë i gjakut

Kolesterolin e lartë në gjak

Plakjen

Trajtimet e sëmundjes arteriale periferike

Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo sëmundje trajtohet nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës dhe barnave.

Njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm, të humbasin peshë nëse janë mbipeshë dhe të konsumojnë sasi të pakta të alkoolit.

Kakaoja kundër dhimbjeve

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, sugjerojnë se kakaoja është një erëz aromatike që mund të lehtësojë dhimbjet që përjeton një person i prekur nga kjo sëmundje gjatë ecjes.

Kakaoja përmban epikatekinë, e cila përmirëson dhe fuqizon qelizat që transformojnë ushqimin në energji por edhe që e përçojnë atë tek muskujt.

Një studim që analizoi performancën e 44 personave të prekur nga kjo sëmundje zbuloi se kur ata pinin kakao tre herë në ditë për gjashtë muaj, arrinin të ecnin 42.6 metra më shumë në krahasim me pacientët e tjerë.

Gjithsesi, këto gjetje kanë nevojë të konfirmohen nga studime të një shkalle më të gjërë për tu ardhur më pas në ndihmë pacientëve që vuajnë prej kësaj sëmundjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu