Pesë vitet e Metës si President/ Analisti: Falë tij kemi ekuilibër ekonomik të vendit

0
Pesë vitet e Metës si President/ Analisti: Falë tij kemi ekuilibër ekonomik të vendit
Gjigandi

Analisti Ben Andoni ka analizuar 5 vitet e Ilir Metës në krye të Presidencës. Në studion e “Quo Vadis”, Andoni tha se gjatë këtyre pesë viteve të gjithë kemi mësuar shumë nga Meta.

Ai theksoi se falë Metës kemi ekuilibër ekonomik të vendit ndërsa theksoi se së fundi ai ika bërë dëme të mëdha opozitës.

“Gjatë 5 viteve të zotit Meta kemi mësuar shumë për gjithë boshllëqet e ligjit, për mënyrën e retorikës presidenciale.
Retorika politke e zotit Meta është shumë e zgjedhur, shumë e goditur.

Falë Metës kemi ekuilibër ekonomik të vendit. Kthimi i dekreteve ka qenë i justifikuar në mënyrë shumë të mirë. Në momentet e fundit i ka bërë dëme të mëdha opozitës. Ka qenë një president krejt i veçantë, me të merr fund një pjesë e historisë politke shqiptarë të 30 viteve të fundit”,

tha Andoni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu