Përzgjedhësi i Kosovës: Superliga më e forta në Ballkan

0
Gjigandi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-21, Rafet Prekazi ka analizuar sezonin e Superligës, i cili do të përfundojë sot.

Prekazi i ftuar në rolin e analistit në emisionin “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova, deklaroi se Superliga e Kosovës është më e rivalizuara në gjithë territorin e Ballkanit.

“Superliga e Kosovës këtë sezon ka qenë shumë e rivalizuar, ndoshta në gjithë territorin e Ballkanit, pasi në Kroaci Dinamo Zagrebi shumë herët ka siguruar titullin, njëjtë ka ndodhur edhe në Serbi, Bullagri e vendet tjera. Klubet tona këtë sezon kanë qenë shumë të mira dhe kanë luftuar shumë”, deklaroi Prekazi, transmeton Insporti.com.

Megjithatë, përkundër kësaj deklarate të Prekazit, pjesa e finale e kampionatit është diskutuar shumë, duke pasur edhe akuza ndërmjet klubeve.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në disa deklarata të tij kishte thënë se disa klube po luajnë “miqësore” e skuadra e tij ndeshje të vërteta.

RonaTyra

Drita është shpallur kampion një xhiro pa përfunduar edicioni i Superligës së Kosovës.

Xhiroja e 33-të e Superligës, që është e fundit, do të zhvillohet sot dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 17:00.

Drita titullin do ta festojë në Suharekë, pasi do të përballet me Ballkanin.

Ndërsa, ende nuk dihet se cila skuadër do t’iu bashkohet Dukagjinit, Vushtrrisë dhe Ferizajt.

Flamurtari, Drenica dhe Trepça ’89 ende nuk kanë siguruar mbijetësën.

Flamurtari renditet në pozitën e shtatë me 43 pikë, Trepça’89 në pozitën e tetë me 41 pikë dhe në të nëntën Drenica me 41 pikë.

Klubi nga kryeqyteti do ta pret Gjlanin, që lufton për një vend në Evropë, ‘89shi pret Prishtinën dhe Drenica luan me Dukagjinin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu