Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në perurimin e kompleksit të ri të fushave futbollistike në Kombinat, ku u luajt edhe një minikampionat mes moshave U-11.
Ne kete ngjarje, Veliaj shoqerohej edhe nga Kryetari i Shoqatës Rajonale të Tiranës, Eduard Prodani, ish-lojtarin i kombëtares shqiptare, Afrim Tola dhe gazetari Dritan Shakohoxha.
Veliaj u shpreh se e ardhmja u përket fëmijëve dhe se të gjithë duhen të bëhen një, për të çuar përpara projektet për ta.
“
E di që secili prej nesh ka bindjet e tij politike, ca janë të majtë, ca janë të djathtë, por kur vjen puna tek fëmijët jemi të gjithë një – duam që gjërat të shkojnë përpara, që fëmijët të merren me aktivitete sportiv
e”, tha Veliaj.
Ai theksoi se mbi bindjet politike, duhet të mbizotërojë vullneti për të punuar bashkë.
“
Afrim Tola është një nga historitë më të suksesshme të Kombinatit, ish lojtar i Kombëtares dhe i te gjitha ekipeve të Tiranës. Afrimi nuk është i majtë, nuk është as anëtar i partisë sime. Por, betejat politike ne i bejme çdo katër vjet, kurse pjesën tjetër të katër viteve, ne punojmë bashkë, që Kombinati të ecë përpara, që Tirana të ecë përpara. Partitë shkojnë e vijnë, Kombinati do jetë këtu, Tirana do jetë këtu dhe Shqipëria do jetë këtu. Kombinati ishte zona më e prekur ndaj tërmetit dhe pyetja që duhet t’i bëjmë vetës është: Çfarë është e rëndësishme në jetë? Janë partitë, e majta dhe e djathta, apo është familja, shoqëria, është komuniteti, është bashkësia jonë, vëllazëria që kemi me njeri-tjetrin
?!”, theksoi ai.
Kreu i Bashkisë deklaroi se historinë e shkruajnë ata që zbresin në fushë dhe jo ata që komentojnë nga tribuna.
“
Nuk ka rëndësi uniforma, ka rëndësi njerëzillëku, ka rëndësi që ne të gjithë të kemi një fije të padukshme që na lidh me njeri-tjetrin, si komshinj, si qytetarë, si njerëz që jetojnë në Tiranë, si njerëz që e duan Kombinatin dhe si njerëz që vlerësojnë ata që punojnë dhe ata që fitojnë. Ka shumë njerëz që rrinë në shkallë e tribuna, duke dhënë mend si bëhet goli. Kjo është një metaforë, edhe në fushë, edhe në politikë, edhe në biznes, edhe në shoqëri, edhe në qytet. Çështja është që golin e bëjnë vetëm ata që zbresin në fush
ë”, deklaroi Veliaj.
Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Afrim Tola inkurajoi kryebashkiakun Veliaj për nismën e tij për të shtuar terrenet sportive.
“Ajo
që do kërkoja nga të gjithë prindërit është që t’i kushtoni vëmendje të veçantë femijeve. Kurse kryetarit te Bashkise do i thoja të vazhdojë me këto nisma, të bëjë sa më shumë fusha, që femijet të kenë ku të luajnë
“, tha Tola.
Ndërsa, gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha u shpreh se zona e Kombinatit do të njohë dhe shumë projekte të tjera me qëllim masivizimin e sportit.