Kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni është arrestuar nga policia e shtetit.
Simoni mbeti i plagosur ditën e djeshme me armë zjarri nga Altin Marku. Arrestimi i Simonit u bë për shkak se edhe ai ka qëlluar me armë ndaj Markut.
Mësohet se ka patur shkëmbim zjarri mes tyre, ku Simoni i është përgjigjur të shtënave të Markut, duke qëlluar me armë në drejtim të tij.
Masa e arrestit me burg iu komunikua ditën e sotme Simonit tek spitali i Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet i shtruar që nga dita e djeshme.