Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje.
Policia e komisariatit Nr. 3 bënë ndalimin E. N., 26 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale, ish të dashurën e tij, F. Gj.
Denoncimi është kryer nga vetë vajza.
Prokuroria po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.