Përmbyllet fushata për mbrojtjen e fëmijëve

0
Gjigandi

Është përmbyllur fushat vetëdijësuese njëjavore lidhur me implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Fushën e ka organizuar Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF).

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve është hartuar në qershor të vitit të kaluar, ndërsa hyri në fuqi më 17 korrik të këtij viti.

“Me hyrjen në fuqi, KOMF, bashkë me platformën avokuese ‘Miqtë e Fëmijëve’ dhe me personalitete tjera të shquara nga fusha të ndryshme në Kosovë, filluan fushatën virtuale ‘#Mbrojfëmijët’, me qëllim të promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës dhe rritjes së vetëdijësimit të qytetarëve dhe institucioneve për implementimin e plotë të këtij ligji. Përmes fushatës 14 personalitete janë bashkuar në kauzën për garantim e të drejtave dhe mbrojtës së fëmijëve, duke ndarë copëza të shkëputura nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës, me qëllim të informimit të publikut rreth përmbajtjes së këtij ligji. Personalitetet kanë apeluar te institucionet qendrore dhe lokale për ta bërë prioritet absolut mbrojtjen e fëmijëve dhe për të ndërmarrë në mënyrë të menjëherë të gjithë hapat e nevojshëm për zbatim rigoroz dhe tërësor të Ligjit”, thuhet në njoftimin e KOMF-it.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu