Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të sotme të Superligës

0
Gjigandi

Kanë përfunduar 45 minutat e para në katër ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore mbetet në Drenas, aty ku Ballkani është duke mposhtur nikoqirët e Feronikelit me një gol të bukur nga Blend Baftiu (33’).

Trepça ’89 është duke barazuar në udhëtim te Dukagjini, me rezultatin 2:2.

Në ndeshjen e rëndësishme sa i përket mbetjes në elitë, Llapi dhe Flamurtari janë duke barazuar pa gola.

Kurse ‘takimi i qejfit’ mes Vushtrrise dhe Ferizajt në gjysmën e parë ka përfunduar 1:0 në të mirë të vendasve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu