Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me kryeministrin Rama, zbulohet tema – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Një tjetër grup nga Komisioni i Venecias vjen në Tiranë. Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ka në fokus projektligjin e pronave.
Komisioni i Venecias do të qëndrojë në Tiranë deri më 20 shtator dhe misioni i vizitës është pikërisht ligji për pronat.cKomisioni i Venecias do të takojë edhe grupet parlamentare

Sot pasdite, delegacioni nga Venecia do të takohet fillimisht me grupin parlamentar të Partisë Socialiste e më vonë edhe me grupin parlamentar “Të Pavarur” dhe grupin parlamentar demokrat.
Të dy takimet do të zhvillohen në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kryesinë e Kuvendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu