Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Bëhet me dije se zyrtari i BE do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Pas takimit Rama dhe Borrell do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11:00.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.
Borrell është në një turn vizitash në rajon, ku ditën e djeshme ishte në Maqedoninë e Veriut ku takua me presidentin Stevo Pendarovski, Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe përfaqësues të partive politike.
Mini-turi i tij ballkanik vazhdon këtë të martë në Tiranë dhe të mërkurën në Sarajevë.