Shqiptari e vrau gjatë grabitjes/ Nëna e 44-vjeçarit grek: Rashë përtokë, lajmin e mora nga…

0
Gjigandi

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 44-vjeçarit grek nga një shqiptar gjatë tentativës për të grabitur në dyqanin që ai punonte, në Selanik. Mësohet se 27-vjeçari shqiptar u fut brenda dyqanit, ku më pas e ka qëlluar me plumb grekun duke e lënë kështu të vdekur.

Para trupës gjyqësore shqiptari është shprehur se nuk donte që ta vriste, por vetëm ta trembte.

Sakaq lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, nëna e viktimës ka rrëfyer se lajmin për vdekjen e të birit të saj të vetëm e mori nga lajmet në radio.

“Më njoftuan se djali ishte plagosur pas një sherri dhe se po e dërgonin në spital. Rashë përtokë, nuk mund të reagoja. Një fqinj më çoi drejt spitalit ku më thanë se po mjekohej, por ndërsa i kërkova ta hapte radion, dëgjova lajmin se djali im i vetëm kishte ndërruar jetë”, ka rrëfyer ajo.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu