Pas konfliktit u plagos nga oficerja greke, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit shqiptar (Emri+Foto)

0
Gjigandi

Esmin Ferhati është 30-vjeçari shqiptar, i cili gjatë tentativës së arratisjes është konfliktuar fizikisht me një efektive të policisë greke.

Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka plagosur me kaçavidë efektiven, ndërsa kjo e fundit për t’u vetëmbrojtur e ka qëlluar në këmbë me armë.

30-vjeçari është transportuar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe mësohet se ka marrë pjesë në të paktën katër grabitje të mëdha në Athinë.

Ndërkohë gjatë operacionit raportohet se janë arrestuar 9 persona, mes tyre edhe vëllai i shqiptarit të plagosur.

Dyshohet se shqiptari rrinte në konvikt, ku këta të fundit përdoreshin si bazë dhe strehë nga kriminelët, me aktivitet veçanërisht në grabitje dhe trafik droge, në zonën e Zografou, Kaisariani, Bajron dhe Athinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu