Për më shumë se dhjetë ditë Shqipëria ishte epiqendra europiane

0
Për më shumë se dhjetë ditë Shqipëria ishte epiqendra europiane
Gjigandi

Për më shumë se dhjetë ditë Shqipëria ishte epiqendra europiane e peshëngritjes, teksa në Tiranë u mbajt Kampionati Europian për të rritur.

Një kompeticion madhor i shtangës, që pa të konkurronin në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik, plot 324 sportistë nga 39 shtete të kontinentit të vjetër, të cilët dhuruan emocione për të gjithë të pranishmit, shkruan Panorama Sport.

Rezultatin më të mirë në rang ekipor e regjistroi Bullgaria, shtet që konfirmon traditën e madhe që ka në këtë sport.

Bullgarët zunë vendin e parë në klasifikimin e medaljeve, teksa në Europian koleksionuan 13 medalje ari, 5 argjendi dhe 5 bronzi, për një total prej 23 medaljesh.

Në vend të dytë u rendit Ukraina me 7 ari, 9 argjendi dhe 5 bronzi. Ndërsa shkallën e tretë të podiumit e plotësoi Turqia me 6 medalje ari, 10 argjendi dhe 7 bronzi.

RonaTyra

Në këtë kompeticion Shqipëria konfirmoi edhe një herë tjetër se shtanga mbetet sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja kuqezi u klasifikua në vend të nëntë, duke fituar 3 medalje ari dhe 1 argjendi.

Kryefjala e Shqipërisë në Europian ishte Evangjelia Veli, e cila dhuroi një paraqitje fantastike, duke marrë dy medalje ari (në shkëputje dhe dygarësh) si dhe një argjendi (në shtytje) në peshat 55 kg.

Veli ngriti në shkallën më të lartë flamurin tonë kombëtar, duke u shpallur edhe sportistja më e mirë femër e kompeticionit.

I jashtëzakonshëm u tregua edhe Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion Europe në shkëputje për peshat 73 kg, me shkodranin që prej dy dekadash vijon t’i dhurojë medalje Shqipërisë.

Ndërkohë, keqardhja e vetme ishte Briken Calja, i cili pas një problemi fizik nuk mundi të kalonte me sukses asnjë provë.

Megjithatë, një ditë “jo” e shtërmenasit nuk mund të fshijë aspak ato rezultate historike që ky sportist prej vitesh i jep vendit.

Përveç medaljeve, Shqipëria mund të krenohet edhe me organizimin, teksa i tregoi Europës se është në gjendje për të pritur në mënyrë perfekte edhe evenimente kaq madhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu