Salah: Oferta ishte shumë e mirë

0
Gjigandi

Hany Ramzy, ish ndihmëstrajneri i Kombëtares së Egjiptit ka zbuluar se Salah ka refuzuar dy vite më parë Real Madridin.

Egjiptiani ka qenë i kërkuar nga gjiganti spanjoll edhe në edicionin e fundit.

“Kur po punoja me Hector Cuperin, ne kishim një kamp stërvitor në Zvicër (në mars të vitit 2018). Unë po flisja me Salahun dhe ai më tha se Real Madridi kishte dërguar një ofertë për të”, është shprehur Ramzy.

“Oferta ishte shumë e mirë, por Salah e diskutoi me mua dhe zotin Cuper dhe ai vendosi që të qëndrojë ne Liverpool sepse ishte rehat aty”, shtoi ai.

Ramzy nuk ishte emëruar ndihmëstrajner deri në ardhjen e Javier Aguirres, por ai tha se ishte në kampin stërvitor për ta ndihmuar skuadrën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu