Për herë të parë, Donald Trump vendos maskë!

0
Gjigandi

Që prej shpërthimit të pandemisë Covid-19, presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur për herë të parë një maskë, duke lënë kështu mënjanë “rebelizmin” e tij.

Trump u pa me maskën gjatë një vizite në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.
“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës, por besoj se përdorimi i tyre ka një kohë dhe vend (të caktuar)” , tha Trump.
Deri në këtë moment, Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskë në takime dhe vizita të tjera, madje ai ka ironizuar rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.
“Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambient të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, është e shkëlqyer vënia e maskës”, deklaroi presidenti të shtunën.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu