COVID-19, Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra të vdekur brenda 24 orëve

0
Gjigandi

Për shkak të koronavirusit të ri në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 552 vdekje, në Meksikë 267 ndërsa në Indi 380.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 30.476 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1.344.143 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 552 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 57.622.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 271.737 raste dhe 14.338 vdekje nga COVID-19.
Ndërsa në Rio de Janeiro i cili është rajoni më i prekur nga pandemia pas Sao Paulo-s, virusi ka shkaktuar vdekjen e 9.819 personave dhe ka prekur 111.298 të tjerë.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.
Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 të tilla si humbje të shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.
Meksikë, 267 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 267 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 26.648. Ndërsa me 4.050 raste të reja është rritur në 216.852 numri i rasteve me COVID-19.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.
Indi, 380 vdekje të reja nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 19.459 raste të reja duke e rritur në 548.318 numrin e rasteve ndërsa me 380 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 16.475 numri i viktimave nga COVID-19.
Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 321.774 persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve. /AA/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu