​Peci në Junik, premton bashkërendim të politikave bujqësore me nivelin lokal

0
​Peci në Junik, premton bashkërendim të politikave bujqësore me nivelin lokal
Gjigandi

Bashkërendimi i politikave bujqësore mes nivelit qendror me atë lokal dhe investimet për zhvillimin e zonave rurale do të jenë prioritet për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Këtë mbështetje dhe gatishmërinë për koordinimin e bashkëpunimit në mes nivelit qendror e lokal e ka rikonfirmuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci në kuadër të vizitës që e ka bërë sot në Komunën e Junikut, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin Ruzhdi Shehu.

“Me kryetarin Shehu bashkëbiseduam rreth bashkërendimit të politikave bujqësore, investimet të cilat planifikojmë që t’i realizojmë në sistem të ujitjes dhe zhvillim të zonave rurale ku njëherit kërkova përkrahjen e tij me qëllim të monitorimit të procesit të aplikimit në programet tona mbështetëse”

, ka thënë Peci.

Gjatë këtij takimi, Shehu e njoftoi ministrin për fluksin e aplikantëve për Programin e Pagesave Direkte me të cilin po përballet Drejtoria për Bujqësi pranë kësaj komune e ku njëherit të dy u tha se janë dakorduar për një bashkëpunim në procesin e kontrollës në teren.

RonaTyra

Gjithashtu, ministri e ka njoftuar edhe rreth Programit për Zhvillim Rural për mundësitë që ofron ky i fundit për të gjithë agro-prodhuesit dhe përpunuesit me qëllim të zgjerimit dhe ngritjes së kapaciteteve të tyre, qoftë të reja apo edhe ekzistuese.

Peci dhe Shehu kanë vizituar edhe blegtorin Islam Krasniqi, mbarështues i 360 krerë të deleve bardhoke autoktone, si gjeneratë e tretë e familjes së tij që merret me këtë fushëveprimtari. Aty është biseduar për rritjen e subvencioneve dhe mundësitë e reja që ofron Programi i Granteve, për rritje të kapaciteteve dhe përpunim të leshit të deleve.

Gjithashtu, Juniku njihet edhe për bletari, e ku Peci dhe Shehu janë pritur nga profesori i biologjisë, Sylë Gaxherri, i cili ka një pasion për bletët ku posedon rreth 200 koshere, njëherit kultivon pemë dhe perime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu