GAP prezanton raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë”

0
GAP prezanton raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë”
Gjigandi

Instituti GAP organizon sot një konferencë për media ku do të prezantohet raporti “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”

Përcaktimi i nivelit të ri të pagës minimale në Kosovë në vitin 2022, e cila nuk është ndryshuar që nga viti 2011, është ndërlidhur me një periudhë të ngritjes së ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë.

Qeveria e Kosovës, me një projektligj të ri, po synon ta shkëpusë pagën minimale nga tri pensione sociale si dhe t’i hapë rrugë vetës që ajo të përcaktojë pagën minimale në rast se nuk arrihet konsensus në mes të qeverisë, sindikatave të punonjësve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Këshillin Ekonomiko-Social. Qeveria veçse ka propozuar që paga minimale të bëhet 264 euro bruto.

Disa prej pyetjeve që do të adresohen në këtë konferencë janë: Cilët sektorë do të afektohen më së shumti nga rritja e pagës minimale?

Grupmoshat e punonjësve të afektuar nga rritja e pagës minimale? Sa ndikohen burrat dhe gratë nga kjo rritje? Cilat mund të jenë efektet negative të një page të lartë minimale?

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu