PDK dhe VV kërkojnë dialog për njohje, Hoti thotë se kanë platformë Kushtetutën

0
Gjigandi

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka propozuar që të nxirret një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për dialogun për të mos pasur në tavolinën e negociatave me Serbinë bisedime për çështje teknike, por vetëm njohje reciproke.

Për këtë propozim është pajtuar kryeministri Hoti, por ish-ministri i punëve të Jashtme theksoi se ky propozim nuk është qëndrim i GP të PDK-së, por personal.

“Së dyti pajtohem çka tha se dialogu është veç për njohje të ndërsjellë, atëherë unë e ftoj edhe LDK-në edhe VV-në dhe PDK-në, a nuk është qëndrimi i PDK-së s’e edhe për taksë këtu kam dhënë qëndrimin. Hajde ta sjellim një rezolutë në kuvendin e Kosovës po themi se dialogu nuk merret me tema teknike por vetëm me marrëveshje të ndërsjellë Kosovë-Serbi dhe po e votojmë një rezolutë të tillë dhe kryeministri Hoti le të koordinohet me partnerët ndërkombëtar. Nuk është qëndrimi i PDK-së, është i imi. Bedria fol në emër të PDK-së”, theksoi Hoxhaj.

Kryeministri Hoti tha se platforma e vetme për bisedime është Kushtetuta, derisa shtoi se integriteti territorial nuk ka qenë ndonjëherë temë, edhe në qeverinë e kaluar u ndërtuan teori konspirative për të mos shkuar në dialog, sepse po negociohet për integritetin territorial.

Hoti po ashtu tha se kanë strategji vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke dhe për normalizim të marrëdhënieve.

RonaTyra

“Tri adresime të shkurtra, kur po flasim për strategji për procesin e dialogut, çka nënkupton strategjia, ajo nënkupton disa alternativa për me shkua tek qëllimi. Ne nuk kemi alternativa për me shkua tek qëllimi, është vetëm një, vetëm marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke dhe për normalizim të marrëdhënieve. Nuk ka qasje tjetër, nuk ka kreativitet në marrëveshjen përfundimtare. E dyta për integritetin territorial, nuk e di a ka qenë ndonjë herë temë, por një gjë e di se në qeverinë e kaluar u ndërtuan teori konspirative për të mos shkuar në dialog, sepse po negociohet për integritetin territorial. Unë hyra në proces të dialogut dhe askush nuk ma përmend çështjen e integritetit territorial të vendit. Kjo është e mbyllur. Unë pajtohem me Hoxhaj, që ta mbyllim tash debatin me një rezolutë e cila thotë që qeveria ka autorizim të hyjë në proces të dialogut vetëm për marrëveshje përfundimtare, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha Hoti, njofton KP.

Ndaj deklaratave të kryeministrit ka replikuar deputeti i VV-së Rexhep Selimi i cili tha se po Hoti po e demanton vetveten kur po thotë “ejani në bisedime flasim vetëm njohje reciproke”.

Po ashtu ka kërkuar sqarim nga Hoti të sqarohet se çka ka dashur të thotë presidenti për koordinatorin se është një dakordim ndër shtetëror.

“Zotëri Hoti më fal që po jam kaq i drejtpërdrejt ju thatë që diskutohet vetëm për njohje reciproke dhe në anën tjetër ju po flisni edhe për tema të tjera, deri te hapja e arkivave të UÇK-së. A është parakusht i njohjes reciproke edhe kjo. Prandaj, po e demantoni vetveten kur po thoni ejani të flasim vetëm njohje reciproke. Ju folët për koordinatorin në emër të kryeministrit kjo i bien që është zëvendës i juaj, është kryeministër në dialog apo i deleguari i juaj. Po ashtu të sqaroni edhe një gjë tjetër, çka ka dashur të thotë presidenti që ky ka qenë një dakordim ndër shtetëror. Në anën tjetër ju thatë që jeni në koordinim të plotë të brendshëm, zotëri Hoti nuk jemi. Nuk jeni në koordinim me ne madje ju nuk jeni në koordinim as me partnerët tuaj”, theksoi Selimi.

Debati për dialogun është duke vazhduar ende në Kuvend të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu