Partia Demokratike ka akuzuar sot kryebashkiakun e Tiranës dhe kryeministrin Edi Rama se kanë mashtruar studentët dhe se kushtet në Qytetin Studenti nuk janë më të mira. Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri tha para mediave se 4 muaj pas rikonstruksionit me tender 200 milionë ka rënë tavani dhe janë çarë muret në Qytetin Studenti. Sipas saj, në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë show me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve. Ajo deklaroi se dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. “Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët”, theksoi Pampuri. Ajo u shpreh më tej se plani i PD për arsim cilësor, kushte më të mira dhe bursë për studentët në pamundësi ekonomike, është alternativa më e mirë për rininë. DEKLARATA E PLOTË E PARTISË DEMOKRATIKE Një ngjarje e rëndë në Qytetin Studenti, e ndodhur, fatmirësisht, në mungesë të studentëve, po u risjell atyre në vëmendje mashtrimin e madh të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për përmirësimin e kushteve të jetësës në konvikte. Rrëzimi i tavaneve në një prej konvikteve që gjoja u rikonstruktuan pas protestës së studentëve, është treguesi më i qartë i propagandës së rrezikshme të Ramës dhe veliajt. Në vend që të siguronin punime cilësore, siç studentët e meritojnë, kampionët e vjedhjes në Shqipëri bënë show me fasadat e godinave ku jetojnë shumica e studentëve. ERION VELIAJ: “Dua të falenderoj stafin e qytetit Studenti, që kanë kaluar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet janë optimale. Ajo që është bërë, është sagllam. Do të thotë me termoizolim, me nyje higjenosanitare, me bateritë e dusheve, me taraca të rregullta, me hapësira të përbashkëta, me ndriçim led, me rrjet të ri elektrik” Tani, fasada e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt ka rënë dhe vjedhjes me paratë e studentëve i ka dalë boja vetëm 4 muaj pas rikonstruksionit, të inauguruar me zhurmë të përditshme propagandistik nga kampionët e korrupsionit me fasadat. Dokumentat zyrtare tregojnë se për suvatimin që ka rënë në godinat e studentëve, bashkia e Tiranës ka paguar 200 milionë lekë. Në këtë tender për vetëm 4 godina, si në shumë tendera të Bashkisë së Tiranës, nuk ka fituar oferta më e ulët. Kjo do të thotë se, megjithëse punimet janë kryer me më shumë para, ato janë kryer keq dhe kanë vënë në rrezik studentët. Me 200 milionë lekë, të hedhur në bojën e propagandës së Edi Ramës dhe Erion Veliajt, jeta e studentëve nuk është bërë më e mirë që nga protesta e 10 muajve më parë. Përkundrazi! Për hir të pushtetit, është rrezikuar jeta e fëmijëve tanë. Erjon Veliaj dhe Edi Rama duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë! Studentët nuk e meritojnë të jenë të rrezikuar në strehën që u siguron shteti. Ata nuk meritojnë të jenë të mashtrohen, të tradhëtohen dhe të braktisen sipas modelit të mjerë dhe korruptiv të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Alternativa më e mirë për studentët dhe për rininë është Partia Demokratike dhe plani i saj për një arsim të lartë cilësor, me kushte të garantuara, ku, të mbështetur me bursë, të rinjve u jepet mundësia të studiojnë, pavarësisht nga gjendja ekonomike. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!