Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në një intervistë televizive ka folur për rezultatin e turpshëm që Lulzim Basha mori në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Patozi theksoi se bastioni i të djathtës kishte një rënie drastike, ndërsa shtoi se nëse do të jetë e njëjta situatë, atëherë PD do pësojë të njëjtën disfatë edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“2000 vota diferenca, por një rënie drastike në bastionin e së djathtës. Ishte e pamjaftueshme. Gjithë historia është çfarë bëhet me mposhtjen e Lulzim Bashës.
Nëse këta do të ruajnë po këto shifra dhe s’do të ketë asnjë lëvizje, të jeni të sigurt që PD e firmos që tani humbjen në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato vendore të 2025. Unë e kam shumë të vështirë të gjej ndonjë bashki që PD apo Shtëpia e Lirisë apo të dyja bashkë të fitojnë ndonjë bashki”,
tha Patozi.