Pasuritë e paluajtshme “shpëtimi” i trafikantëve shqiptarë/ Ja skema që përdorin për të pastruar para në Itali.

0
Gjigandi

Një grup trafikantësh shqiptarë në Itali është goditur nga policia.

Sipas medias italiane, në orët e para të ditës së sotme në provincat e Parmës, Arezzo, Grosseto dhe Romëa u zbatua urdhri i masave ndaj tetë personave të akuzuar për posedim dhe shitje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe dhunë.
Masa e paraburgimit u caktua për tre persona, krahas ndalimit të qëndrimit në provincën e Parmës.

Gjithashtu u dha masa e detyrimit të qëndrimit në provincën e Arezzo dhe Grosseto për një tjetër shtetas italian dhe një tjetër shqiptar. Ata dyshohet se janë protagonistët kryesorë të një trafiku të strukturuar droge të përhapur në të gjithë provincën e Parmës dhe rrethinat e saj. Të dyshuarit banonin dhe punonin kryesisht ndërmjet Fidenzës dhe Salsomaggiore.

Dyshohet se të ardhurat e mëdha që rridhnin nga trafiku i drogës janë pastruar kryesisht në Shqipëri me investime në sektorin e pasurive të paluajtshme. Një nga tre të arrestuarit është i riu shqiptar i cili pak ditë më parë u sulmua në rrugën publike të Salsomaggiore. Ai u qëllua në këmbë me tre të shtëna me armë zjarri. Në vazhdën e hetimeve të nisura në vitin 2018, karabinierët e Fidenzës kishin arrestuar tre persona për qëllime trafikimi të kokainës, duke denoncuar disa të tjerë dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Më në fund, ata kishin identifikuar dhe denoncuar gjithsej 500 përdorues droge. Bazuar në hetime, ata kishin arritur të kryenin rreth shtatë mijë shitje droge me një xhiro totale të llogaritur rreth një milion euro në vit. Gjykata ka lëshuar urdhër që të sekuestrohet ​​shuma prej 400 mijë eurosh, para ose sende e mjete të tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu