Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 30-vjeçari në Këlcyrë

0
Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 30-vjeçari në Këlcyrë
Gjigandi

Policia e Përmetit ka arritur të vërë në pranga sot shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme i riu ka aksidentuar një shtetas të mitur në lagjen Gur, Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”.

Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasi K. J., vëllanë e drejtuesit të mjetit, si dhe ka proceduar nëna e tyre, shtetasen A. J., për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Mësohet se i mituri 14 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.

/abc24.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu