Aktakuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

0
4
Gjigandi

Është ngritur akuzë kundër katër personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është ngritur akuzë kundër katër (4) të pandehurve me iniciale F.M., Dh.H., G.D dhe E.T.

Prokurori Speciale njofton se tre të pandehurit me inicialet F.M., Dh.H dhe G.D, në cilësi të personave zyrtarë dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq i pandehuri E.T. dyshohet se ka kryer veprën penale ”Ndihmë në kryerjen e veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu