Moti i keq/ Përmirësohet situata në Lezhë, por 230 hektarë tokë ende nën ujë

0
Gjigandi

Situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë është përmirësuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile, sipërfaqja e përmbytur është zvogëluar në 230 hektarë, nga 350 që ishte një ditë më parë.

Konkretisht ndodhen nën ujë 100 hektarë në Fushën e Torovicës të Njësisë Administrative Balldre, 100 hektarë në kënetën Spiten-Tresh të Njësisë Administrative Zejmen dhe 30 hektarë në Fushë-Gjorm të Bashkisë Kurbin.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë rreth 11 mm shi në territorin e Qarkut të Lezhës dhe Lumi Drin  është në nivelin +0.6 m, nga +2.0 m që është kuota kritike,  kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të hidrocentraleve Ulëz e Shkopet në masën 220 m³/s.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa probleme. Edhe gjatë ditës së sotme, strukturat e emergjencave civile të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të ndjekur situatën dhe problematikat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu