Kush do të jetë opinionistja e re e “BBVK?”

0
Gjigandi

Ditën e premte, modelja Afërdita Paqarada njoftoi se nuk do të jetë më opinioniste e “Big Brother Vip Kosova”.

Teksa bëri të ditur lajmin, ajo theksoi se për arsye personale nuk mund të vazhdojë më rrugëtimin e saj si opinioniste në këtë ‘reality show’. Ish-opinionistja do të zëvendësohet nga Anita Haradinaj, e cila do të jetë tashmë opinioniste zyrtare e programit.

Kujtojmë se në paraqitjen e parë pas largimit në “Big Talk”, modelja ndau një ngjarje që i ka ndodhur derisa ka qenë në Prime-in e fundit.

“E konfirmoj, është e vërtetë, gjatë kohës sa kam qenë në Prime të “Big Brother Kosova”, shtëpia ime është plaçkitur”, tha ish-Missi i parë i Kosovës.

“Rasti është nën hetime të Policisë së Kosovës, kështu që më shumë detaje nuk do të doja të jepja për të mos dëmtuar hetimet”, shtoi ajo mes tjerash.

RonaTyra

Kujtojmë se edhe banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu