Armëmbajtje pa leje dhe drogë, arrestohet 32-vjeçari

0
118
Gjigandi

Një 32-vjeçar në Memaliaj është arrestuar pasi është kapur me armë pa leje dhe me disa doza hashashi.

Atij i janë kapur 2 armë zjarri, një pushkë sportive dhe 20 doza me lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Memaliaj

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë 1 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, një pushkë sportive dhe 20 doza me lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu