‘Përse më shikon me presion’, si nisi sherri banal me armë mes 4 personave në Korçë

0
87
Gjigandi

Një sherr për motive të dobëta mes 4 persona në Korçë desh përfundoi për pak në tragjedi. Kanë qenë dy vëllezërit me iniciale V.X dhe K.X, të cilët kanë shkuar të armatosur pranë dy personave të tjerë.

Ata kishin një pistoletë me vete dhe i gjithë sherri ka nisur për fjalët: “Pse më shikon me presion”, “mos më shiko me inat”.

Dy të dëmtuarit ishin Vioanë Beqiraj dhe Roi Rizvani, por pjesë e këtij sherri ishte edhe Erik Metushi. Ky i fundit ndodhej nën shoqërinë e njërit prej vëllezërve.

Në fillim ata nisën të shaheshin por më pas janë larguar, për tu rikthyer sërish, ku njëri prej vëllezërve mori armën.

K.X, ia drejtoi pistoletën Beqirajt, ku ky i fundit menjëherë ka nisur të përleshet me të. K.X i drejton sërish armën, por fatmirësisht qëllon në asfalt.

Dy vëllezërit janë shpallur në kërkim  ndërkohë të lënduarit rezultojnë se kanë dëmtime në syrin e djathtë dhe në qafë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu