Kriza energjetike/ Balluku këshillon fëmijët: Kondicioneri të qëndrojë jo më lart se 21 gradë në dimër

0
Gjigandi

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë në turin për fushatën sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.

Balluku ka këshilluar fëmijët e shkallës ‘Lasgush Poradecit’ që të kursejnë energjinë, ku thekoi se ndryshe nga pandemia, kriza energjetike është më e vështirë për t’u kuptuar, pasi fatura nuk ka ndryshuar dhe dritat nuk janë ndërprerë.

Sakaq shtoi se heronjtë e kësaj krize do të jenë fëmijët, pasi ata do të bëhen përçuesit më të mirë të fjalës dhe fushatës.

“Në vitet e thata ne po prodhojmë vetëm 70%. Duke u përballur me krizën, sot e gjithë bota ndodhet përballë një problemi shumë të madh. Ndryshe nga pandemia, kriza energjetike është më e vështirë për t’u kuptuar, pasi fatura nuk ka ndryshuar dhe dritat nuk janë ndërprerë. Muajt që do vijë janë më të vështirë, pasi do rritet konsumi. Sot ne duhet të kursejmë, kush më mirë se ju mund të bëhet ‘heroi’ i energjisë. Kemi vendosur ta nisim nga shkollat, ju kërkojmë të ktheheni në zëdhënës të kursimit të energjisë. Kondicioneri të qëndrojmë jo më lart se 21 gradë në dimër. Ju kur të shkoni në shpi t’i thoni mamit që derën e frigoriferit mos ta lërë hapur, vëllai të largojë karikuesin e telefonit. Jam e sigurt se ju do të jeni zëdhënësit më të mirë, heronjtë. Do të bëheni përçuesit më të mirë të çdo nisme. Na nevojitet bashkëpunimi juaj”, tha ajo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu