Këshilltari për media i Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja nuk ka kompetencë për të lëshuar pasaporta diplomatike.
Në një postim të shpërndarë në Facebook, ai thotë se Osmani nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt, duke demantuar lajmet se kreatori Valdrin Sahiti është pajisur me një të tillë prej saj.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”, ka thënë Kupina.
“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, thekson më tej ai.
Kjo vjen si rezultat i një liste që u shpërnda javë më parë nga mediat, ku shihej se Sahiti posedon pasaportën diplomatike të shtetit që nga viti 2020.
Valdrin Sahiti (Foto: Instagram)
I njëjti përndryshe është përkujdesur vazhdimisht për dukjen e Osmanit, i cilësuar si një stilist personal i saj.
Lidhur me çështjen, deri më tani nuk është bërë akoma ndonjë reagim nga vet dizajneri i njohur.
/abc24.al/
Valdrin Sahiti (Foto: Instagram)