Ka qenë një garë e vrullshme këtë vit për të zgjedhur passaportën më të fuqishme në botë. Tani, ndërsa hyjmë në tremujorin e fundit të vitit 2019, Japonia dhe Singapori kanë mbajtur pozicionin e tyre si pasaportat më miqësore të udhëtimit nëpër botë. Ky është konkludim i Indeksit të Pasaportave Henley, i cili mat periodikisht mundësinë e hyrjes së secilit prej vendeve në shtete të tjera. Pasaportat e Singaporit dhe Japonisë kanë kryesuar renditjen falë dy dokumenteve që ofrojnë qasje në 190 vende secila. Koreja e Jugut, me Finlandën dhe Gjermaninë në vendin e dytë, me qytetarë të të tre vendeve në gjendje të hyjnë në 188 juridiksione në të gjithë botën pa vizë paraprake. Pasaportat më të mira për vitin 2019 janë: 1. Japonia, Singapori (190 destinacione)2. Finlanda, Gjermania, Koreja e Jugut (188)3. Danimarka, Italia, Luksemburgu (187)4. Franca, Spanja, Suedia (186)5. Austri, Hollandë, Portugali (185)6. Belgjika, Kanada, Greqia, Irlanda, Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Zvicra (184)7. Malta, Republika Czecheke (183)8. Zelanda e Re (182)9. Australia, Lituania, Sllovakia (181)10. Hungaria, Islanda, Letonia, Sllovenia (180) Pasaportat më të këqija për tu mbajtur: 1. Libani, Koreja e Veriut (39 destinacione)2. Nepal (38)3. Libia, Territori Palestinez, Sudan (37)4. Jemeni (33)5. Somali, Pakistan (31)6. Siria (29)7. Iraku (27)8. Afganistan (25)